Në varietetin e individëve kudo në botë, nuk është e pazakontë të ketë mospërputhje mendimesh dhe veprimesh. Por jo çdo mospërputhje ka ndikim minimal në mirëqenien tonë. Ne e dimë se duke qenë të ndryshëm do të gjenerojmë koncepte të ndryshme por cila është masa që nuk kalon në paragjykim dhe diskriminim?

Dallimi mes të dyjave qendron pikërisht në binomin e lartpërmendur, mendime – veprime. Paragjykimet janë mendime negative dhe pa baza të forta njohurish, për një individ ose grup individësh. Diskriminimi ka në thelb sjellje armiqësore dhe agresive ndaj një individi apo grupi individësh, të cilët cilësohen si të ndryshëm. Për komunitetin LGBT, paragjykimet dhe diskriminimi janë ende pjesë aktive që gjejnë mbështetje nga individë jo pranues. Në këtë kuptim, paragjykimi dhe diskriminimi ndaj LGBT, mund të lidhet edhe me homofobinë. Me rëndësi është të kuptuarit e ndikimit që paragjykimet dhe diskriminimi kanë te personat LGBT.

©2018 SOS LGBTI Albania