Çfarë do të thotë të jesh vullnetar për SOS LGBT?
Vullnetar mund të jetë çdokush që dëshiron të ndihmojë komunitetin LGBTI në faqen tonë.
- Nëse je gej, lesbike, biseksual, transgjinor, interseksual dhe dëshiron të ndash përvojën tënde me persona të tjerë LGBTI, ky është vendi i duhur.
- Nëse je prind dhe fëmija juaj është LGBTI, këndvështrimet dhe eksperienca jote mund të shërbejnë për të inkurajuar dhe mbështetur prindër të tjerë të fëmijëve LGBTI.
- Nëse je shok/shoqe i një personi të komunitetit LGBTI, mund të vihesh në shërbim të personave që kanë nevojë për fjalët e tua.
- Nëse je individ që thjesht dëshiron të jesh kontributin tënd qytetar ndaj personave LGBTI që drejtohen te ne, mund ta quash veten pjesëtar të familjes sonë të madhe.
Mund të jemi të ndryshëm në shumë aspekte por na bashkon në të njëjtin vend dëshira, mundësia dhe vullneti i lirë për të zvogëluar barrierat mes nesh. Rrjeti i vullnetarëve tanë nuk kufizohet në hapësirë gjeografike, kohë, grupmosha e profesione. Kontributi i vulletarëve përmblidhet në dëgjimin, mbështetjen dhe informimin e personave LGBTI. Nëse qasja juaj përkon me misionin tonë, ju ftojmë të na bashkoheni.