Shpjegime të mundshme të homofobisë

Nëse mendoni se homoseksualiteti po përmendet vetëm këto vitet e fundit, mund të habiteni me origjinën e termit “homofobi”. George Weinberg, një psikolog amerikan mori shkas nga frika e kolegëve të tij, për t’iu referuar kësaj frike ndaj homoseksualëve si “homofobi”. Historia e termit që përdorim për personat që shfaqin mospëlqim, irritim dhe agresion ndaj individëve homoseksualë, daton në vitin 1965. Ende pas gjysmë shekulli, homofobia zë vend në bisedat dhe aktivitetet e zhvilluara nga/për komuniteti/n LGBT.

Nuk ka ende një përgjigje të qartë që shpjegon homofobinë por disa studime kanë bërë hamendësime të ngjashme. Sipas tyre, personat me sjellje negative ndaj homoseksualëve:

ü  Ka më pak gjasa të kenë takuar, njohur persona homoseksualë.

ü  Ka më pak gjasa të jenë përfshirë në sjellje homoseksuale.

ü  Ka më pak gjasa të jenë pranues seksualisht ose përjetojnë më tepër ndjenja faji dhe negativiteti rreth seksit.

ü  Ka gjasa të jenë në moshë të vjetër dhe të paarsimuar.

ü  Ka gjasa të jenë besimtarë dhe ndjekës të devotshëm fetarë.

ü  Ka gjasa të shprehin sjellje strikte dhe tradicionale mbi rolet seksuale.

ü  Ka gjasa të kenë stil autoritarian. 

Burime:

Herek, G.M. (1984) Beyond 'Homophobia: A Social Psychological Perspective on Attitudes Toward Lesbians and Gay Men. Journal of Homosexuality.

http://psychology.ucdavis.edu/rainbow/html/Herek_2004_SRSP.pdf

 

 

©2018 SOS LGBTI Albania