Prindërit homoseksualë vs. Prindërit heteroseksualë

   Në vendet ku lobimi për të drejtat e njeriut është më i fortë dhe studimet janë më të shpeshta, paraqiten të dhëna se gjithmonë e më tepër rritet numri i partnerëve homoseksualë që duan të krijojnë familje.

Diskutohet ende nëse është e drejtë që dy femra apo meshkuj të përfshihen në marrëdhënie së bashku. Radikaliteti i diskutimeve shtohet kur përmenden fëmijët. A mund të prindërojnë partnerët homoseksualë njëlloj mirë krahasuar me partnerët heteroseksualë?

Një përmbledhje studimesh paraqitur nga Columbia Law School (2015), tregon se 75 nga 79 studime mbështesin shkencërisht hipotezën “Prindërit homoseksualë prindërojnë po aq mirë sa prindërit heteroseksualë”. Këto studime kanë matur mirëqenien e fëmijëve të rritur nga prindër me seks të njëjtë e të ndryshëm. Ndërkaq, 4 studimet që pohojnë të kundërtën, mbeten të dyshimta pasi kanë marrë në studim fëmijë që kanë përjetuar ndarjen e prindërve (ky është faktor rreziku shtesë, që ndikon në rezultate). Nga të dhënat e mësipërme, del se nuk ka vend për skepticizëm në aftësitë prindërore të partnerëve homoseksualë. Kjo na ofron mundësinë për t’u zhvendosur sërisht te tema e hyrjes – rritja e numrit të familjeve me prindër homoseksualë.

Në një raport të vitit 2011:

·       2 milion fëmijë janë rritur nga prindër homoseksualë, biseksualë, transgjinorë.

·       Më shumë se 30% e femrave homoseksuale pa fëmijë, dëshirojnë të kenë fëmijë.

·       57% e meshkujve homoseksualë pa fëmijë, dëshirojnë të kenë fëmijë.

·       Rreth 75% e femrave biseksuale dhe 70% e meshkujve biseksualë pa fëmijë, dëshirojnë të kenë fëmijë.

Theksojmë se të dhënat e mësipërme janë paraqitje statistikore që kanë marrë për bazë popullsinë amerikane, deri në vitin 2011.

Fakte të tjera interesante për Amerikën:

·       Çiftet homoseksuale adoptojnë fëmijë rreth 4 herë më shumë krahasuar me çiftet heteroseksuale.

·       Çiftet LGBT adoptojnë fëmijë të racave të ndryshme, më shumë sesa çiftet heteroseksuale. 

Burime:

MAP (movement advancment project), 2011. LGBT Families: Facts at a glance.

http://whatweknow.law.columbia.edu/topics/lgbt-equality/what-does-the-scholarly-research-say-about-the-wellbeing-of-children-with-gay-or-lesbian-parents/

 

https://www.gayswithkids.com/six-facts-same-sex-adoption-united-states-2465988265.html