Cilat janë dallimet midis seksit, gjinisë dhe identitetit gjinor?

 

 Është e zakonshme që njerëzit të ngatërrojnë seksin, gjininë dhe identitetin gjinor. Por ata janë në të vërtetë të gjitha koncepte të ndryshme.

 

  • Seksi  - është një etiketë - mashkull apo femër - që ju është caktuar nga një mjek në lindje bazuar në organet gjenitale me të cilat lindni dhe kromozomet që keni. Kjo shënohet në certifikatën tuaj të lindjes.
  • Gjinia - është shumë më komplekse: Është një status social dhe ligjor, dhe një sërë pritjesh nga shoqëria, rreth sjelljeve, karakteristikave dhe mendimeve. Çdo kulturë ka standarde për mënyrën se si njerëzit duhet të sillen bazuar në gjininë e tyre. Por më shumë së sa ka të bëjë me  pjesët e trupit, ka të bëjë  më shumë me mënyrën se si prisni të veproni, për shkak të seksit tuaj.
  • Identiteti gjinor - është se si ndiheni brenda dhe si shprehni gjininë tuaj nëpërmjet veshjes, sjelljes dhe pamjes personale. Është një ndjenjë që fillon shumë herët në jetë.

 

 Çfarë është identiteti gjinor?

 

Identiteti yt gjinor është sesi ndihesh ti përbrenda dhe si i shpreh ti këto ndjenja . E folura, gjestikulacioni, veshja, sjellja të gjitha këto mund të shprehin identitetin tënd gjinor. Shumica e njerëzve ndihen femra ose meshkuj por kemi dhe meshkuj qe ndihen femra  si dhe femra qe ndihen meshkuj, ashtu si ka dhe njerëz qe ndihen të dyja ose asnjëra dhe etiketojnë veten si queer gjini variabël ose gjini fluide . Përcaktimi i vetes në një gjini fillon që në moshën e hershme 2 ose 3 vjeç . Stereotipat e shumta na bëjnë konfuz dhe ngatërrojnë orientimin seksual me indetitetin gjinor. Orientimi seksual është drejt kujt gjinie je orientuar seksualisht dhe jo se cila gjini ndihesh për brenda . Le të marrim një shëmbull:

 

Cili do të ishte orientimi seksual I një djali I cili është biologjikisht femër por ndjehet mashkull, në rast se do të tërhiqej seksualisht nga femrat? Është straight sepse ai ndjehet mashkull (identiteti gjinor) dhe Është orientuar drejt seksit femër me identitet gjinor femër.

Video informuese: Orientimi seksual dhe identiteti gjinor


https://www.youtube.com/watch?v=aAJUCb_EgrU&t=14s