Numri i shteteve që po shqyrtojnë dhe pranojnë njohjen ligjore për martesat mes të njëjtit seks është gjithnjë e në rritje. 28 nga 50 shtetet e Evropës njohin ligjërisht një prej llojeve të bashkimit mes të njëjtit seks ndërsa 13 prej tyre kanë miratuar ligje kombëtare që i lejojnë çiftet gej dhe lesbike të martohen.
Më poshtë gjeni një listë me disa nga vendet që kanë politikat më miqësore ndaj personave LGBT
1. Holanda (2000)
Holanda njihet si një nga vendet më liberale në botë, në dhjetor të vitit 2000 u bë vendi i parë që legalizoi martesat mes të njëjtit seks. Në po të njëjtin vit çifteve të të njëjtit seks iu dha e drejta e adoptimit. Një studim i vitit 2015 tregoi se 93 % e popullsisë së këtij vendi beson se homoseksualët duhet të jenë të lirë të jetojnë jetën e tyre si të duan.
2. Belgjika (2003)
Që prej vitit 1998 Belgjika u ka ofruar të drejtën e bashkimit civil çifteve të të njëjtit seks, gjë që nënkuptonte lejimin e regjistrimit dhe marrjen e përgjegjësive të përbashkëta për një familje. Pesë vjet më vonë, në janar të vitit 2013, parlamenti belg legalizoi martesat e të njëjtit seks, duke i dhënë homoseksualëve të njëjtat të drejta trashëgimie dhe taksimi me çiftet heteroseksuale. Në vitin 2006, parlamenti i dha të drejtë çifteve të të njëjtit seks të adoptojnë fëmijë.
3. Spanja (2005)
Spanja renditet si vendi i pestë në Evropë për respektimin e të drejtave LGBT sipas studimi të kryer nga “ILGA Europe” për vitin 2016. Shteti Iberik ka miratuar martesat mes të njëjtit seks në vitin 2005, duke garantuar të drejta të barabarta për të gjithë çiftet e martuara, pavarësisht orientimit seksual.
4. Norvegjia (2009)
Që prej janarit të vitit 2009, çiftet gej në Norvegji kanë të drejtën ligjore të martohen, adoptojnë fëmijë dhe t’i nënshtrohen farëzimit artificial. Norvegjia është vendi i parë në botë (që nga viti 1981) që ka miratuar një ligj anti-diskriminues i cili në mënyrë eksplicite përfshinte orientimin seksual.
5. Suedia (2009)
Çiftet homoseksuale kanë gëzuar të drejtën e bashkimit civil që nga viti 1995 në Norvegji. Në prill të vitit 2009, parlamenti suedez votoi me një shumicë dërrmuese ligjin që legalizonte martesat mes çifteve të të njëjtit seks. Ky ligj u jep të drejtë çifteve homoseksuale të bashkohen si në ceremoni civile ashtu edhe në ato fetare. Kisha Luteriane në Suedi i ka dhënë bekimin partneriteteve mes të njëjtit seks që prej janarit të vitit 2007.
6. Islanda dhe Portugalia (2010)
Islanda ka lejuar bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks që nga viti 1996. Ndërsa ligji për lejimin e martesave, i miratuar në vitin 2010, u shoqërua nga martesa e kryeministres Johanna Sigurdardotiir me partneren e saj Jonina Leosdottir, duke u bërë kështu një nga çiftet e para të martuar me ligjin e ri.
Portugalia u bë vendi i 10-të që miratoi martesat mes të njëjtit seks në vitin 2010, por ligji nuk u jep të drejtë çifteve homoseksuale të adoptojnë fëmijë.
7. Danimarka (2012)
Danimarka ka qenë vendi i parë që ka lejuar bashkimin civil të çifteve të të njëjtit seks që prej vitit 1989. Në vitin 2010 ky vend u dha të drejtën e adoptimit çifteve të regjistruara dhe dy vite më vonë parlamenti miratoi martesën mes çifteve homoseksuale.