5 Mite dhe fakte rreth homokseksualitetit

Një pjesë e madhe e stereotipeve negative rreth personave të komunitetit LGBT bazohen në informacione të pasakta ose të pamjaftueshme.

1.     Miti: Përvojat e para seksuale ndikojnë në orientimin seksual të personave të rritur.

Fakti: Shumë lezbike, gej dhe biseksualë kanë përvoja të hershme heteroseksuale, por gjithësesi janë lesbike, gej apo biseksualë. Ndërsa shumë heteroseksualë kanë pasur përvoja seksuale me persona të të njëjtit seks, megjithatë janë ende heteroseksualë.

 

2.     Miti: Homoseksualiteti nuk ekziston në natyrë prandaj nuk mund të konsiderohet i natyrshëm.

Fakti: Homoseksualiteti ka ekzistuar që në shoqëritë e para njerëzore, studimet antropologjike tregojnë se 64% e personave në kulturat jo perëndimore e konsiderojnë homoseksualitetin “normal dhe të pranueshëm nga shoqëria”. Studimet kanë treguar gjithashtu se 450 specie të ndryshme kafshësh përfshihen në sjellje homoseksuale.

 

3.     Miti: Personat LGBT mund të identifikohen nga sjellja ose karakteristika fizike të caktuara.

Fakti: Njerëzit që janë gej, lesbike, transgjinorë apo transeksualë mund të kenë çfarëdolloj pamje dhe karakteri, ashtu si personat heteroseksualë.

 

4.     Miti: Personat Biseksualë janë thjesht gej ose lesbike që ende nuk e dine identitetin e tyre gjinor

Fakti: Disa persona gej ose lesbike mund të identifikohen si biseksualë në fillim të procesit të daljes hapur, por ka shumë të tjerë që identifikohen si biseksualë gjatë gjithë jetës.

 

5.     Miti: Homoseksualiteti është një zgjedhje

 

Fakti: Është pranuar gjerësisht që ka predispozitë gjenetike për orientimin seksual, por jo te gjithë bien dakord me këtë. Disa studiues mendojnë se orientimi seksual përcaktohet deri në moshën 5 vjeçare. Kërkimi i Dr. Alfred Kinsey ka treguar se vetëm një numër i vogël njerëzish përshtaten brenda kategorive strikte si homoseksual apo heteroseksual. Pjesa më e madhe e njerëzve gjenden diku midis këtyre dy anëve dhe si pasojë kanë kapacitetin të provojnë dashuri dhe ndjenja seksuale për të dyja sekset. I vetmi vend ku zgjedhja hyn në lojë është kur ata vendosin se si do ta pranojnë identitetin e tyre gjinor.

©2019 SOS LGBTI Albania