Bullizmi mbi pakicat seksuale varion nga ngacmimet verbale tek ato fizike dhe seksuale dhe mund të përfshijë abuzimin verbal përveçse nga bashkëmoshatarët edhe nga mësuesit e shkollave. Kërkuesit shkencorë kanë kategorizuar bullizmin ndaj te rinjve LGBT në tre grupime: abuzimi verbal, sulme me dëme të vogla fizike si dhe dhunë fizike. Nga këto kategori, lloji i abuzimit verbal është më mbizotëruesi ndaj të rinjve që i përkasin komunitetit.
Shkaqet dhe faktorët e riskut të lidhura me bullizmin homofobik
Homofobia dhe heteroseksizmi
Hulumtimet shkencore kanë gjetur se qëndrimet që lidhen me homofobinë dhe heteroseksizmin duket se janë kontribues të rëndësishëm në bullizmin homofobik, si në shkolla por ashtu edhe në shoqëri. Termi heteroseksizem I referohet nje ideologjie, qasja e së cilës fuqizon dhe mbështet identitetin heteroseksual tek një individ, duke stigmatizuar ose ndëshkuar një identitet homoseksual ose biseksual. Homofobia I referohet shpesh, një frike irracionale e shoqëruar nga ndjenja e urrejtjes ndaj personave me orientime të tjera seksuale, perveç atij heteroseksual.
Megjithëse dëshmohet gjatë gjithë jetëgjatësisë, stigmatizimi drejt tërheqjes së të njëjtit seks është më i theksuar gjatë adoleshencës. Gjate procesit te zhvillimit te identitetit seksual dhe personal adoleshentët shpesh ekspozohen ndaj gjuhës dhe sjelljeve që përforcojnë homofobinë dhe heteroseksizmin. Këto përvoja mund të kufizojnë gatishmërinë e adoleshentit për të pranuar identitetin homoseksual për veten apo për të tjerët.
Ndryshimet gjinore në diskriminimin e pakicave seksuale
Meshkujt shfaqin paragjykime anti-homoseksuale më shpesh se femrat dhe i drejtojnë këto paragjykime më së shpeshti tek meshkujt gej apo biseksualë sesa kundrejt vajzave lesbike. Hulumtimet shkencore kanë treguar se fëmijët meshkuj përforcohen shpesh nga familja për sjelljet mashkullore të demonstruara, duke përfshirë të qenit të ashpër, kërcënues ose duke performuar dhunë, duke u shfaqur rastësor ne detyrat qe u jepen ne shkolle dhe duke u paraqitur si “macho”, shpesh duke çuar në akte dhe besime homofobike. Homofobia dhe frika e individit për te mos u identifikuar si një pakicë seksuale mendohen te jene ndikuese te ngacmimeve dhe incidenteve të dhunshme nëpër shkolla.
Pasojat tek shëndeti mendor
Hetimet shkencore kane treguar se te rinjtë LGBTI te cilët kane përjetuar bullizmin janë ne risk më të madh të përfshirjes problemeve të shëndetit mendor, abuzimit të substancave, mungesës së strehimit, prostitucionit dhe mundësive për tu prekur nga HIV / AIDS.
Brendësimi i problemeve të shëndetit mendor. Të rinjtë e pakicave seksuale shpesh e gjejnë veten si të huaj në shtëpitë, shkollat dhe komunitetet e tyre. Si rezultat, këta te rinj rrallë kanë sisteme mbështetëse tek të cilat ata mund të drejtohen; gjë e cila mund të përkeqësojë ndjenjat e izolimit dhe vetmisë. Në dallim nga pakicat racore, individët e pakicave seksuale nuk lindin në një grup të dukshëm të pakicës. Kjo situatë krijon sfida dhe zgjedhje unike për të rinjtë e minoriteteve seksuale duke përfshirë menaxhimin e stigmës, procesin e daljes hapur dhe si dhe identifikimin e vendeve të sigurta dhe "aleatëve të drejtpërdrejtë" potencialë Duke u frikësuar dhe mbrojtur nga stigmatizimi, këta të rinj shpesh mësojnë të fshehin orientimin e tyre seksual dhe të izolohen nga rrjetet mbështetëse, duke qëndruar larg dhe nga aktivitete të rëndësishme si mbledhjet shoqërore dhe aktivitetet sportive .
Ky izolim mund të krijojë ndjenja të mungesës së shpresës, ankthit dhe depresionit, si dhe probleme me vetëbesimin dhe vetëvlerësim e ulet. Këto ndjenja të tjetërsimit shpesh çojnë në ideacion si dhe kryerje te vetëvrasjes. Një studim ka rezultuar se 35% e të rinjve të pakicave seksuale të identifikuara në target-grupin e tyre kishin tentuar të bënin vetëvrasje brenda 12 muajve të kaluar. Vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes për te rinjtë e pakicave seksuale, te cilët janë 2-6 herë më te prirur të kryejë vetëvrasje sesa te rinjtë heteroseksual.
Abuzimi me substancat. Abuzimi me drogën dhe alkoolin nga te rinjtë e pakicave seksuale është një tjetër pasojë që mund të jetë e lidhur me bullizmin që anëtaret e komuniteteit LGBTI përjetojnë për shkak të orientimit te tyre seksual.(Human Rights Watch, 2001, Jordan, 2000). Origjina e abuzimit të substancave nga të rinjtë e pakicave seksuale mund të lidhet me ndjenjën e padukshmërisë, depresionit, izolimit ose stresit të vazhdueshëm të lidhur me stigmatizimin Të dhënat e rrezikut të shëndetit të marra nga mbi 4.000 studentë të shkollave të mesme publike në Massachusetts zbuluan se, krahasuar me bashkëmoshatarët heteroseksualë, 104 të rinj te vetë-identifikuar për si gay, lezbike apo transgjinor, kishin 3 herë më shumë gjasa të përdorin marihuanën, 10 herë më shumë gjasa të raportojnë përdorimin e kokainës , dhe 15 herë më shumë gjasa për të shkëmbyer te njëjtën shiringe pas përdorimit te drograve te injektueshme.
Mungesa e strehimit, prostitucioni dhe HIV/AIDS. Refuzimi dhe bullizmi i të rinjve të pakicave seksuale në ambiente si shtëpitë dhe shkollat e tyre mund të rezultojë në kthimin e tyre ne te pastrehe, një aspekt që përfshin një numër rreziqesh. Studime te ndryshme kane hulumtuar dhe tentuar të ilustrojnë dobësitë, vështirësitë e përditshme dhe sfidat e mbijetesës për të pastrehët, prostitucionin dhe HIV / AIDS tek te rinjtë e pakicave seksuale. Për shembull, të rinjtë e pastrehë të pakicave seksuale raportojnë më shumë abuzim të substancave sesa të rinjtë heteroseksualë. Disa dëshmi nga kërkime shkencore sugjerojnë se të rinjtë e pakicave seksuale, të cilët i nënshtrohen ngacmimeve dhe dhunës në shkollë ose në shtëpitë e tyre, gjithashtu mund të përfundojnë duke jetuar në rrugë në numra jo proporcionalë sepse janë detyruar të largohen nga shtëpia ose jashtë sistemit të kujdesit pasi orientimi i tyre seksual është zbuluar. Kur të rinjtë e arratisur nuk gjejnë menjëherë mbështetjen dhe shërbimet që u nevojiten, të rinjtë e pakicave seksuale mund të kthehen në prostitucion për mbijetesë. Ky "seks për mbijetese" shpesh rrit mundësinë e të rinjve për të marrë HIV / AIDS dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme. Problemet që kanë të bëjnë me sjelljen e rrezikshme seksuale nuk janë të kufizuara për të rinjtë e minoriteteve seksuale të cilët janë të pastrehë dhe të paktën një hetim shkencor ka treguar një lidhje midis ngacmimit të të rinjve të pakicave seksuale dhe sëmundjeve të transmetuara seksualisht. Një studim i kohëve te fundit ka zbuluar se të rinjtë e komunitetit LGBT të cilët ishin ngacmuar në shkollë më pas kishin një numër shumë më të lartë të partnerëve seksualë sesa bashkëmoshatarët e tyre, duke rritur rrezikun e ekspozimit ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe HIV / AIDS.
Pasojat tek arsimimi i te rinjve
Të rinjtë e pakicave seksuale përjetojnë shpesh një ulje interesi dhe suksesi në performancën e tyre në shkollë dhe kjo mund të shkaktohet pjesërisht nga ngacmimi në shkolla.
Sipas Human Rights Watch (2001), në krahasim me të rinjtë heteroseksualë, të rinjtë e pakicave seksuale kane 3 herë më shumë gjasa te sulmohen ose përfshihen në të paktën një luftë fizike në shkollë. Përveç kësaj, ata kane 3 herë më shumë të ngjarë të sulmuhen ose kërcënohen me armë dhe 4 herë më shumë të ngjarë të lënë shkollën nga frika e ngacmimit (Human Rights Watch, 2001). Të rinjtë e GLB kanë pesë herë më shumë gjasa se të rinjtë heteroseksualë të humbin shkollën për shkak të frikës për sigurinë e tyre personale. Të gjitha këto rezultate ka të ngjarë të lidhen me performancën e dobët ne shkollë.
Në këtë kontekst, nxënësit e pakicave seksuale kanë më shumë gjasa të braktisin shkollën për shkak të bullizmit të fokusuar në orientimin seksual (Human Rights Watch, 2001). Ata të rinj të pakicave seksuale që qëndrojnë në shkollë shpenzojnë një sasi të tepërt të kohës së tyre duke u përpjekur të shmangin korridoret, klasën e palestrës ose ndonjë zonë tjetër të pa mbikëqyrur ku ngacmimet fizike dhe verbale mund të ndodhin (Human Rights Watch, 2001). Sipas një sondazhi të klimës së shkollës të kryer nga GLSEN (2003), nxënësit e pakicave seksuale që hasnin ngacmime të shpeshta verbale për shkak të orientimit të tyre seksual, rezultonin me mesataret e notave të klasës që ishin 10% më të ulëta se nxënësit e pakicave seksuale të cilët vetëm rrallë përjetonin ngacmimet verbale. Përveç kësaj, nxënësit e pakicave seksuale të cilët raportuan ngacmime të shpeshta verbale kishin më pak gjasa për të ndjekur studimet universitare sesa nxënësit e pakicave seksuale të cilët raportonin ngacmime të rralla ose më pak të shpeshta (GLSEN, 2003). Rënia e performancës së shkollës duket se shoqërohet me frikën e dhunës në shkollë dhe / ose sulmit verbal.
Është e qartë se shkollat nuk janë një vend i sigurt për te rinjtë e minoriteteve seksuale. Shumë ndryshime duhet të ndodhin në mënyrë që shkollat të funksionojnë si mjedise mbrojtëse dhe të sigurta për pakicat seksuale. Edhe pse çështjet e orientimit seksual mbeten të diskutueshme në shoqërinë dhe shkollat tona, është e domosdoshme që këshilltarët, psikologët, politikë bërësit dhe edukatorët të luftojnë për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor për të rinjtë e pakicave seksuale duke luftuar refuzimin e vazhdueshëm dhe viktimizimin që ata përjetojnë nëper shkolla. Për të ndihmuar të rinjtë e pakicave seksuale, arsimtarët duhet të monitorojnë incidentet e ngacmimit dhe agresionit, të inkurajojnë reflektimin për të gjithë individët dhe të jenë të gatshëm të ndërhyjnë dhe të ofrojnë mbështetje për të gjithë viktimat e bullizmit.